Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndryshime në drejtoritë e Fierit, largohet drejtori i Kadastrës dhe ai i Sigurimeve Shtetërore (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Në drejtoritë e Fierit kanë ndodhur disa ndryshime në pozicionet drejtuese të tyre.

Ditën e djeshme është larguar drejtori i Sigurimeve Shoqërore në këtë qytet, ndërsa sot ka ikur drejtori i Kadastrës në Fier, i cili kishte 7 vite në këtë postë.

Burime për Newsbomb.al tregojnë se bëhet fjalë për Andius Olldashin, drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Fier, i cili është larguar ditën e djeshme.

Ndërsa ka ikur edhe drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Ervin Bushi. Ai më parë ka qenë drejtor i ALUIZNI-t po në Fier.

Duke patur parasysh se janë figura të rëndësishme në Fier, mendohet se Rama ka vendosur që t'i angazhojë në fushatën zgjedhore. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll