Hapësire reklamuese

Rajoni

Ndryshe nga Vuçiç, Kurti: S’ka ftesë nga Brukseli për takim të nivelit të lartë

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshe nga Vuçiç, Kurti: S’ka ftesë nga Brukseli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me takimin me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ndryshe nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, Kurti tha se nuk do të ketë një ftesë për një takim të nivelit të lartë në kryeqytetin evropian.

Ndër të tjera ai tha se nëse e ftonin për të nënshkruar marrëveshje që do të vendoste dialog me Serbinë do të shkonte.

“Unë këtë e bëjë për Bashkimin Evropian, por e bëjë edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua këto do të normalizoheshin qysh vitin e kaluar por nëse nuk është bërë në shkurtin e marsin e vitit të kaluar e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, e pse jo në takimim që kam pasur në Munih ne kuader të Konferencës së Sigurisë.

Me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kemi diskutuar temat të cilat janë të dialogut, dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjës, por nuk më është dhënë që do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Unë në përgjithësi jam pozitiv por ritheksoj që shkeljet e deritanishme mosrespektimet e deritanishme që i ka bëre Serbia e të cilat kulmuan me letrën e kryeministres Bërnabiq, më 13 dhjetor të vitit të kaluar ku edhe praktikisht u tërhoq nga marrëveshja duke thënë që s’e pranon asnjëherë as pavarësinë e Kosovës as ulësen në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk e respektoj integritetin tonë territorial praktikisht ato anulohen me nenshkrim.

Në momentin që Serbia do të nënshkruante marrëveshjen, të gjitha ato shkeljet e mëhershme anulohen dhe krijohet siguria ligjore për rrugën përpara. Pra, edhe në kuptimin e së kaluarës së hidhur edhe në kuptimin e të ardhmes së ndritshme nënshkrimi më shfaqet si domosdoshmëri edhe unë uroj që kjo të bëhet në këtë pranverë, meqë nuk u bë në atë të kaluarën”, tha Kurti ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese