Aktori i mirënjohur shqiptar Ndriçim Xhepa, feston 57- vjetorin e lindjes.
Ai ka zgjedhur ta kalojë mes miqsh të mirë këtë datë të shënuar dhe duket i lumtur mes Timo Fllokos e mikut tjetër të tij, Eno Cacës.
Aktori, ka qenë gjithnjë pjesë e kinematografisë dhe teatrit shqiptar duke sjellë për publikun role e personazhe që janë ngulitur në memorjen e gjithsecilit prej nesh.
Të gjithë e kujtojmë Gencin e “Unë e dua Erën”, Astritin e “Treni niset më shtatë pa pesë”, Arsenin e “Duaje emrin tënd” apo Alekon e “Njeriu i mirë…”
Redaksia e newsbomb.al i uron Ndriçim Xhepës të ndrijë siç ka ndritur deri më sot për publikun artdashës shqipëtar!