Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.1kmh
75 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Ndreu dhe Gjici fitojnë 34 milionë euro me tendera, ish-deputetja zbulon për çfarë i shpenzojnë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në një deklaratë për mediat ish-deputetja Albana Vokshi ka ngritur akuza mbi dy deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Safet Gjici.

Vokshi akuzoi dy deputetët se kanë përfituar 34 milion euro me tenderat e kompanive të tyre të sigurisë dhe nuk i kanë ofruar shërbimet si duhet.

Ish-deputetja pretendon se me paratë që kryeministri Edi Rama i jep atyre, Gjici e Ndreu financojnë fushatën elektorale për blerjen e votave.

DEKLARATA E  PLOTË E ALBANA VOKSHIT:

Siguria fizike e mjekëve nuk është çështje e Kodit Penal, siç gënjeu sot pafytyrësisht Edi Rama. As siguria e gjyqtarëve në fusha futbolli nuk është çështje e Kodit Penal. Është vetëm çështje e vjedhjes dhe pasurimit të njerëzve të Edi Ramës dhe kupolës së Policisë së Shtetit.

Në vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, qeveria ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë rreth 101 milionë euro për të paguar shërbimin e sigurisë për institucionet, të cilin Edi Rama e quajti sot një dështim.

Në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e sigurisë në spitale dhe në institucione të tjera  Edi Rama qan me lotë krokodili dhe bën me faj Kodin Penal.

Shqiptarët duhet të mësojnë arsyen e vërtetë përse nuk funksionon shërbimi i sigurisë. Qëllimi i blerjes së këtij shërbimi nga qeveria nuk është siguria në spitale apo mbrojtja nga dhuna e mjekëve dhe infermierëve, por pasurimi i njerëzve të oborrit të Edi Ramës.

Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë I ka marë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.

PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar 9,1 milion euro.

Nëse këta nuk kanë ofruar shërbimin siç duhet dhe siguria nuk është garantuar në institucione, siç deklaroi Edi Rama sot, faji nuk është i Kodit Penal. Edi Rama ka patur detyrimin t’u kërkonte llogari dhe t’u merrte lekët mbrapsht, jo t’i bëntë deputetë, prefektë apo t’i promovojë si kandidatë për kryetarë bashkie.

Nëse shërbimi i sigurisë fizike ka dështuar, Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve se ku i ka çuar 100 milionë eurot e tenderuar për këtë shërbim.

Kush pret se situata do të përmirësohet nga ndryshimet e Kodit Penal, gabohet. Asgjë nuk ka për të ndryshuar, sepse me paratë për Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun financohet fushata elektorale e Edi Ramës dhe pajisen me armë krimenelë që blejnë vota për pushtetin e Edi Ramës.

Më shumë




spot_img








spot_img