Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndotja e mjedisit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Institucionet përgjegjëse shtetërore nuk kanë vepruar, 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar publikisht për ndotjen e mjedisit, ku sipas tij institucionet përgjegjëse shtetërore nuk kanë vepruar. 

Përmes dekarate për mediat, KSHH shprehet se rastet e përsëritura të ndotjes janë kërcënim për mjedisin.

Sipas Komiteti Shqiptar të Helsinkit, mbrojtja e një mjedisi të pastër është jetësore.

“Ka më tepër se 10 ditë që banorëve të Çermës në Bashkinë e Divjakës u rrezikohet shëndeti (në mënyrë të veçantë i fëmijëve të tyre) nga djegia e plehrave pranë lumit Shkumbin. Menaxhimi i mbetjeve në Rrogozhinë vazhdon të jetë problem. Me pasoja tepër të dëmshme është edhe gjendja e plehrave në Kavajë, sidomos për faktin se bashkë me to, digjen mbetjet spitalore, kur dihet se për trajtimin e tyre ka dispozita të veçanta. Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë që koshat përbri rrugëve, afër të cilëve kalojnë këta përrenj, përdoren shumë pak”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e KSHH.

DEKLARATA E PLOTË:

RASTET E PËRSËRITURA TË NDOTJES JANË KËRCËNIM PËR MJEDISIN E SHËNDETSHËM SI DHE PËR BREZAT E SOTSHËM DHE TË ARDHSHËM (NENI 59 I KUSHTETUTËS)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) edhe më parë ka reaguar publikisht për ndotjen e mjedisit dhe mosveprimin e institucioneve përgjegjëse shtetërore. Mbrojtja e mjedisit dhe garantimi i një mjedisi të pastër është jetësore për shëndetin e njerëzve. Autoritetet publike kanë detyrimin pozitiv të kujdesen për këtë qëllim dhe në përputhje me ligjin të marrin masa ndëshkuese ndaj personave juridikë apo fizikë që i shkelin legjislacionin në fuqi.

Nisur nga zhvillimet e fundit në media, KShH vëren disa raste të publikimit të informacioneve të shoqëruara me pamje filmike, të gjendjes shqetësuese të ndotjes në disa zona të vendit. Në këtë drejtim, zëri i njerëzve që shprehet edhe nëpërmjet protestave nuk dëgjohet. Kështu p.sh.: ka më tepër se 10 ditë që banorëve të Çermës në Bashkinë e Divjakës u rrezikohet shëndeti (në mënyrë të veçantë i fëmijëve të tyre) nga djegia e plehrave pranë lumit Shkumbin. Menaxhimi i mbetjeve në Rrogozhinë vazhdon të jetë problem. Me pasoja tepër të dëmshme është edhe gjendja e plehrave në Kavajë, sidomos për faktin se bashkë me to, digjen mbetjet spitalore, kur dihet se për trajtimin e tyre ka dispozita të veçanta. Gati 3 ton mbetje përfundojnë çdo ditë në përrenjtë malorë që përshkojnë qytetin e Gjirokastrës, ndërkohë që koshat përbri rrugëve, afër të cilëve kalojnë këta përrenj, përdoren shumë pak.

Sidomos gjatë muajve të karantinës, për shkak të pandemisë, situata paraqitet e rënduar. KShH vëren se përkundrejt nevojës për të forcuar kontrollin dhe sanksionimin e ndotësve, në fakt kjo rezulton të jetë dobësuar nga organet ligjzbatuese si Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), Policia e Shtetit, etj.

Edhe pse organet përkatëse të qeverisjes vendore shpesh herë janë në dijeni, ato në mjaft raste kufizohen me dhënien e premtimeve apo kalimin e përgjegjësisë tek organet kompetente. Është kjo arsyeja që KShH ju sugjeron Institucioneve në nivel qendror dhe në mënyrë të veçantë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që të urdhërojnë dhe kontrollojnë zbatimin rigoroz të ligjit, të bashkëpunojnë në mënyrë efektive duke i dhënë rëndësi parësore verifikimit të ankesave të qytetarëve dhe të dhënave të sinjalizuara në media.

KShH thekson se shteti ka detyrimin pozitiv të reagojë në mënyrë proaktive në të gjitha ato raste kur ndërmarrjet apo kompanitë e ngarkuara me menaxhimin e plehrave dhe në përgjithësi me ruajtjen e pastër të mjedisit nuk zbatojnë detyrat e tyre, gjë që shoqërohet me pasoja të dëmshme në shëndetin dhe jetën e njerëzve. Sipas KShH-së, në këtë drejtim kërkohet më tepër transparencë dhe llogaridhënie. Premtimet boshe apo ushtrimi i veprimtarisë në mënyrë të fragmentarizuar dhe me fushata afatshkurtra, nxisin ankesat e përsëritura dhe nuk sjellin përmirësim real të gjendjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.