Hapësire reklamuese

Bota

“Ndotja e klimës zvogëlon organin gjenital”, Greta Thunberg: Prandaj le të mblidhemi të gjithë në protestën e radhës

Shkruar nga Newsbomb
“Ndotja e klimës zvogëlon organin gjenital”, Greta

Aktivistja adoleshente suedeze Greta Thunberg së fundmi ka reaguar ndaj raportimeve se ndotja globale mund të sjellë zvogëlimin e penisit të njeriut.

18-vjeçarja ka shpërndarë në llogarinë e saj titullin e lajmit me komentin epik: Prandaj le të mblidhemi të gjithë në protestën e radhës për klimën.

Komenti i saj kishte mbledhur më shumë se 240,000 pëlqime, teksa fansat e lavdëronin duke e quajtur “Snajperja më e mirë e rrjetit”.

Në studimin e shkencëtares mjedisore,  Dr Shanna Swan, është fokusuar në riprodhimin njerëzor dhe rënien e fertilitetit si rezultat i kimikateve në plastikat e përdorimit të përgjithshëm.

Sipas saj reduktimi i kësaj ndotjeje është i nevojshëm për mbrojtjen e racës njerëzore.

Doktoresha shtonte se me ritmet aktuale, burrat nuk do të mund të prodhojnë spermë aktive deri në vitin 2045.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.