Tirana
clear sky
12 ° C
12 °
12 °
94 %
2.1kmh
0 %
Pre
23 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Ndoka i zhgënjyer nga Basha: E prishi marrëveshjen në minutat e fundit, po ta dija do garoja i vetëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i renditur i 8-ti në listën e PD-AN në Shkodër, në një intervistë në Report TV ka deklaruar se nëse Basha do ia kishte bërë të ditur më përpara strategjinë për ta vendosur të 8-in në listën e Shkodrës, ai tha se do të kishte garuar i vetëm në zgjedhje.

Ndoka thotë se kryedemokrati e ka prishur marrëveshjen që kishte me PDK në mënyrë të njëanshme në minutat e fundit.

“Kjo është evidente s’kemi pse ta fshehim pakënaqësinë. Kjo është e qartë nuk është hera e parë që PD sillet ndryshe me partinë demokristiane. PD e prishi marrëveshjen mes nesh në mënyrë të njëanshme, por gjithsesi jemi në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike. Është një sfidë e vështirë sepse kemi kod problematik kemi vendimmarrje në sekondat e fundit të Bashës. U ndodhën të papërgatitur në këtë përballje sepse PDK edhe e vetme mund të siguronte përfaqësimin parlamentar”, tha Basha.

Në momentin që Basha ia ka bërë të ditur pozicionin në listë Ndoka thotë se ka pasur një debat të gjatë me të.

“Ka njëlloj llogjike dhe këtë e mirëkuptova për faktin se i kemi dhënë mandatin e përfaqësimit tonë zotit Basha që t’i vendosë rregullat e lojës. Duke e parë në këtë sens unë gjykoj kemi pasur një debat të gjatë me zotin Basha dhe në momentin që ai ma bëri të ditur. Ai synon maksimizim të votës”, shtoi ai.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Mapo

GSH

Dita

Koha Jone

Fjala

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img