Hapësire reklamuese

Sporti

Ndodh për herë të parë, 4 skuadra arabe shkojnë në kampionatin botëror

Shkruar nga Newsbomb

Për herë të parë në historinë e tyre 4 skuadra arabe marrin pjesë në Kupën e Botës, Arabia Saudite, Egjipti, Maroku dhe Tunizia.

Pesë vendet e Afrikës për Kupën e Botës janë plotësuar sot pasi Maroku dhe Tunizia e siguruan kualifikimin për botërorin që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm.

Ndërsa këto janë kombëtaren që tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës Rusia 2018:

Rusia, Brazili, Irani, Japonia, Meksika, Belgjika, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Gjermania, Anglia, Spanja, Nigeria, Kosta Rika, Polonia, Egjipti, Islanda, Serbia, Portugalia, Franca, Uruguai, Kolumbia, Argjentina, Panama, Senegali, Maroku, Tunizia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.