Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e dhunës së ushtruar nga dy persona të paidentifikuar, në qytetin e Vlorës.
Raportohet se persona të paidentifikuar kanë ndalur në mes të Skelës një shofer dhe pasi i kanë marrë çelësat nga mjeti kanë nisur ta rrahin. Kalimtarët dhe banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë dhe autoambulancën, ndërsa dy agresorët janë larguar nga vendngjarja.
50 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e dy personave që dhunuar drejtuesin e BMW.
Paraprakisht raportohet se personi i dhunuar është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë pritet të konfirmohet dhe nga uniformat blu.
Vijon...