Hapësire reklamuese

Aktualitet

NDODH në TIRANË/ Tre djem me makinë ndalojnë në rrugë dy vajza dhe i ftojnë të futen brenda! Ato refuzojnë, ata zbresin dhe i rrahin rëndë (JA KUSH FSHIHET PAS KËSAJ)

Shkruar nga Newsbomb
foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në te "Ali Demi" në Tiranë, ku 3 djem kanë dhunuar dy vajza të cilat po ktheheshin nga puna në një market.

Djemtë që kanë qenë duke lëvizur me makinë kanë ndaluar dhe kanë ftuar vajzat të futen brenda, por ato nuk kanë pranuar.

Në këto momente djemtë kanë zbritur nga makina dhe kanë rrahur vajzat. Vajzat kanë bërë denoncimin në polici dhe më pas kanë shkuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga kamerat e rrugës policia ka parë se njëri nga djemtë ishte Elidon Kotorri, ish- i dënuar me burgim të përjetshëm për 3 vrasje dhe 1 plagosje, i cili doli pasi përfitoi sjellja e mirë në burg dhe nga amnistia.

Menjëherë kanë nisur hetimet dhe është zbuluar se makina me të cilën lëviznin tre të rinjtë ishte dhenë me qera me targa AA 562 JM.

Qeradhënësi u tha oficerëve të policisë se makinën ia kishte dhënë Elidon Kotorrit, i cili është shpallur në kërkim.

POR KUSH ËSHTË ELIDON KOTORRI?

Elidon Kotorri, është autori i vrasjes së trefishtë në vitin 2000 në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, është liruar liruar më datë 8.08. 2019 nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit.

Ai fitoi lirinë pasi kreu 20 vite burg, por përfitoi nga aminstia dhe sjellja e mirë gjatë kohës së qëndrimit në burgun e Peqinit.

Kotorri u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e  Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit dhe për plagosjen Grigor Stefanit. Masakra u konsiderua si hakmarrje ndaj Hasanit, i cili mendohet se në vitin 1998 vrau mikun e Kotorrit Elton Zajmin.

Avokatët e Kotorrit dërguan në Gjykatën e Strasburgut vendimin e Gjykatës tonë të Apelit për dënim të të përjetshëm në vitin 2007.

Hetimet zbuluan se gjykimi nga pala shqiptare kishte problematika dhe shkelje ligjore. Përfundimisht, Strasburgu e reduktoi dënimin e tij në 25 vjet.

Duke përfituar nga amnstia e drejtësisë shqiptare dhe sjellja e mirë në burg, Kotorri kreu 20 vite burg dhe sot është i lirë.

Ndërkaq më datë 02. 03. 2020 OFL i dërgoi formularin për vetëdeklarimin e pasurisë.

Elidon Kotorri

329a07a9f806222850c92f7d9ce0ca97_L.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu