Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Ndodh në Tiranë: Flamuri gjigant i LGBT ngrihet në ‘ballë’ të sheshit, krah atij kuqezi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një flamur gjigant i komunitetit LGBT është ngritur në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Sot është 17 maji, dita botërore kundër homofobisë, dhe organizatorët kanë menduar t’i tregojnë botës anën e emancipuar në kryeqytetit duke e vendosur flamurin e ylberit në vendin më të dukshëm të mundshëm, në ballë të sheshit.

Në krah valëvitet flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa vetëm pak metra në drejtimin tjetër është xhamia e Et’hem Beut. Trekëndëshin e mbyll monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Nuk është çudi që kauza e LGBT të përdoret nga politika gjatë këtij muaji, ndërsa qershori dhe vendimi për negociatat po afrojnë, kur dihet që Bashkimi Europian kërkon respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Përjashtim s’bën as “dorëzimi” në këtë rast i sheshit qendror të Tiranës që LGBT të valëvisë flamurin gjigant shumëngjyrësh.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img