Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndodh në Shkodër: Dy të rinjtë vjedhin kalin, i zoti i denoncon në emision, të nesërmen ia kthejnë dhe e lënë para shtëpisë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

79b4df71878f2fd5dae6a19845b7624d

Më datë 6 Janar, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi vjedhjen e kalit të qytetarit Florjan Halicukaj në fshatin Derragjat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 15 Shtator 2020.

Stop publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku dukeshin dy djemtë të rinj që kishin marrë kalin. Policia kishte nisur hetimet për këtë vjedhje, por pavarësisht nuk kishte mundur të identifikonte dy autorët edhe pse ishin mëse të dukshëm në pamjet e kamerave të sigurisë.

Por, pas transmetimit të rastit në emisionin Stop, qytetari Florjan Halicukaj thotë se të nesërmen e ka gjetur kalin në shtëpi.

Dy të rinjtë që e kishin marrë, e kishin kthyer sërish por pa e njoftuar pronarin.

“Pas transmetimit tuaj, e panë në televizor, kali më është sjellë gjatë natës edhe në mëngjes, kur jam zgjuar, kam dalë me kry punët e mia dhe kam vrejt kalin në oborr. Falë jush kali më erdhi. Shumë faleminderit prej emisionit tuaj. Si e kanë marr e si kanë pru”, është shprehur ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img