Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

NDODH NË LEZHË/ E sinjalizoi për parakalim të gabuar, shoferi del nga makina dhe rreh efektiven e policisë (EMRI)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

09768f5cc0c39647e76c9548f1ac0da3

Një efektive e Policisë Rrugore ka sinjalizuar një shofer se kishte bërë parakalim të gabuar por ai e ka dhunuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Emanuel Vokrri 42 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi  për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe  në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img