Hapësire reklamuese

Rajoni

Ndodh në Kosovë/ Në mëngjes i vdes gruaja e infektuar me COVID-19, qytetari nga Podujeva shkon të votojë: I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin

Shkruar nga Newsbomb
Qytetari nga Podujeva qe shkoi te votonte edhe pse gruaja i vdiq ne mengjes nga COVID

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku po mbahen zgjedhjet lokale në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Një qytetar nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, edhe pse në mëngjes gruaja e tij kishte ndërruar jetë pasi ishte infektuar me COVID.

Në një deklaratë për një media vendase, qytetari kërkoi nga bashkëqytetarët e tij që të dalin të votojnë pavarësisht rrethanave.

Ai u shpreh se arsyeja që ka dalë të votojë, përkundër dhimbjes nga vdekja e gruas së tij, është e drejta për të shfrytëzuar fuqinë e tij qytetare.

“Mua më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh ndër të tjera qytetari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.