Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Ndodh në Kosovë/ Ministrja Albulena Haxhiu i bashkohet qytetarëve që protestonin para ministrisë që ajo drejton

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qindra qytetarë të Kosovës kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që vrasjet e femrave të trajtohen si urgjencë kombëtare. Kjo protestë vjen pas ngjarjes tragjike në Ferizaj, ku 18 vjeçarja Marigona Osmani u vra nga partneri i saj.

Por e veçanta e kësaj proteste është se qytetarëve u është bashkuar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pikërisht para ministrisë që ajo drejton.

Sipas njoftimit të Minsitrisë së Drejtësisë, qëllimi i pjesëmarrjes së ministres Haxhiu ishte mbështetja e kërkesave të protestuesve.

“Vrasja e Marigonës na e shpërfaqë papërgjegjësinë institucionale përball kryerësve të veprave penale. Kjo vrasje është alarm për shoqërinë por edhe për secilin institucion, prandaj do të ndërmerren veprime serioze dhe urgjente. Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë kanë neglizhuar raste të tilla të dhunës çka ka stimuluar që sjellje të tilla në vendin tonë të mos ndalen.

Janë shumë jetë të humbura e së fundi kemi rastin e Marigonës. Ne do të angazhohemi që të ketë drejtësi dhe dënim meritor për kriminelët. Parandalimi dhe adresimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore dhe ngacmimeve seksuale është njëra nga prioritetet e Ministrisë se Drejtësisë.

Vetëm me një gjyqësor të drejtë ku nuk lirohen të fuqishmit, por mbrohen viktimat, ne do të arrijmë një shoqëri të sigurt e të barabartë. Nuk duhet të kemi më thirrje të humbura, raportime pa veprim, veprime me vonesa, vonesa të kushtueshme me jetë njerëzish. Vrasja e Marigonës është pasojë e papërgjegjësisë institucionale prandaj revolta qytetare është e drejtë. Transformimi i organeve të drejtësisë me qëllim të vënies në nivel të përgjegjësisë dhe profesionalizmit është detyrë e domosdoshme. Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Askush nuk do të jetë mbi ligjin. Ky është përkushtimi ynë”, njofton Ministria e Drejtësisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img