Një episod sa qesharak aq edhe për të ardhur keq ky i raportuar nga gazetarja Dorjana Bezat.
“Kam kohë që po ngre shqetësimin për rritjen e numrit të vjedhjeve dhe grabitjeve dhe më kanë kritikuar për këtë. Por, për t'u treguar si vërtet është gjendja po u tregoj një episod të ndodhur 2 ditë më parë në Durrës”, shkruan gazetarja duke vazhduar rrëfimin si më poshtë:.
“Policia vihet në ndjekje të grabitësve të kasafortave të Postës Shqiptare. Shikon 2 të rinj që vrapojnë dhe i arreston. Direkt njoftim për shtyp: "Hajdutët u kapën"!
Dhe ata ishin vërtet hajdut. Por ishin skifterë me namuz! Nuk e morën meritën e kolegut. "Ne jemi vërtetë hajdutë por kemi grabitur 2 dyqane, jo postën", thanë.
Nuk po bëj më koment. Gjykoni vetë!”