Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte në 'arrest shtëpie', 28-vjeçari në Devoll arratiset dhe rreh babë e bir

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një ngjarje sa e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur në Devoll të Korçës.

Një i ri 28 vjeç me iniciale D.M., ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie" dhe është konfliktuar me dy persona. Së bashku me vëllain 28-vjeçari ka dhunuar me shtetasin D.K., 48 vjeç dhe djalin e tij DH.L 20 vjeç.

Policia është njoftuar dhe ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit që tani do përballet me dy akuza si “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dy shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës së personit, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin D. M., 28 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me shtetasit D. K., 48 vjeç dhe djalin e tij Dh. K., 20 vjeç, banues në fshatin Braçanj.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., si edhe fillimin e procedimit penal ndaj vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.