Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndodh mrekullia te 'Gerladina', nëna e re pa disa organe sjell në jetë vajzën shëndosh e mirë

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga vizita e ministres

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojes Sociale Ogerta Manastirliu, nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku është hapur një pavion i vecantë për nënat e dyshuara apo të prekura nga COVID19, deklaroi se të gjitha masat e marra në maternitete kanë rezultuar efikase për mbrojtjen e nënave dhe bebeve nga epidemeia e shkaktuar nga SARS COV2.

“Ky pavion i vecantë, i dedikuar për rastet COVID, me staf të dedikuar është një ndër masat për përballimin e kësaj situate, edhe në maternitete, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme për sigurinë e nënave dhe të porsalindurve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka vizituar edhe një nënë të re, e cila, falë punës së madhe të stafit mjekësor, ka sjellë në jetë shëndosh e mirë vajzën e saj, një prej rasteve të suksesit të rralla edhe në Botë. Sipas mjekëve, ky është një rast shumë i rrallë sepse nëna ka mungesë të një pulmoni dhe një veshke dhe, edhe në literaturë, mbi 90% e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses, por për fat të mirë cdo gjë ka shkuar mirë për 27 vjecaren nga perferia e Tiranës dhe foshnjen e saj që gëzon shëndet të plotë.

“Kjo është një mrekulli e jetës. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm, që edhe në kohë pandemie bëjnë një punë shumë të madhe në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, ku po ofrohen shërbime jo vetëm për pacientët me COVID por për të gjithë qytetarët që kanë nevojë”.

Duke falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e palodhur dhe kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve, Manastirliu është shprehur se në maternitetin simbol të Tiranës do të realizohet një investim 6.4 milion euro për dyfishimin e kapaciteteve dhe pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë në këtë maternitet.

“Kemi kohë që po punojmë dhe lajmi I mirë është që jemi gati për fillimin e procedurave për rindërtimin dhe zgjerimin e spitalit Mbretëresha Gerladinë, një investim prej 6.4 milion euro nga qeveria shqiptare, I programuar në buxhetin e këtij vit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga materniteti ‘Mbretëresha Gerladinë” se po vijojnë investimet për fuqizimin me aparatura të teknologjisë së lartë për terapitë intensive në të gjithë spitalet për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19 por edhe patologjitë e tjera.

Duke theksuar prioritetin për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe mbështetjen e familjeve të reja, Ministrja Manastriliu ka deklaruar se në 6 mujorin e parë të këtij viti ka patur një rritje të lindjeve në maternitete, ku më shumë se 15.700 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll