Një tifoz ultras i ekipit holandez të Feyenoord-it ka arritur të vjedhë targën e një makine në Tiranë.
Fotografinë ai e ka shpërndarë në rrjetet sociale, me një mesazh drejtuar tifozerisë holandeze.
“Nëse nuk ke vjedhur një targë, mos eja më në Tiranë”, shkruan tifozi holandez.
Një grup tifozësh holandezë u përplas mbrëmjen e sotme me policinë teksa i ndaluan të marshonin drejt rivalëve italianë.
Gjashtë policë kanë mbetur të plagosur ndërsa 18 tifozë janë shoëruar në komisariat.
