Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndodh e PABESUESHMJA/ Në kulmin e suksesit të shfaqjes “Edmond” shtyhen gjithë takimet e tjera, shkak, aksidenti i një prej aktorëve (SITUATA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur i teatrit, Lulzim Zeqja është përfshirë në një aksident automobilistik.

Lajmin e bën me dije Teatri Kombëtar, teksa njofton për shtyrjen e shfaqjes “Edmond” që prej disa ditësh po përjetonte sukses teksa ishte pritur shumë mirë nga spektatori.

Për fat të mirë, protagonisti i shfaqjes, Zeqja është jashtë rrezikut për jetën, por e ka të pamundur të vijojë performancën në shfaqje.

Njoftimi i Teatrit Kombëtar:

Të dashur miq të teatrit,

Për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar.

Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim.

Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Teatri Kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img