Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Ndjenim erë të fortë”, zbulohet ferma e kanabisit në Britani, në pranga i riu shqiptar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
“Ndjenim erë të fortë”, zbulohet ferma e kanabisit

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike pasi është kapur në një fermë kanabisi.

Bekim Zyberaj, i cili hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe nga Shqipëria, është kapur nga policia në një shtëpi në Grange Road, Hartlepool, e cila ishte kthyer në një fermë kanabisi, e cila kapte nëj vlerë prej 40.000 paund.

Ishin komshinjtë e 20-vjeçarit ata të cilët e denoncuan atë në polici për shkak të erës së rëndë.

“Oficerët ndoqën adresën sepse kishte raportime për një erë të fortë kanabisi që vinte prej andej. Kur ata morën pjesë ata gjetën nëj fermë të madhe kanabisi në katër dhomat kryesore të gjumit. I pandehuri u gjet dhe u arrestua. Kishte 139 bimë gjithsej me një vlerë prej 38,922 £.”, njoftoi Gjykata.

Avokati i prokurorisë tha se Zyberaj ishte shfrytëzuar nga bandit kriminale në Britaninë e Madhe.

Gjykata vendosi masën e sigurimit arrest me burg për tetë muaj dhe duhet të bëjë 100 orë punë të papaguar në komunitet.

Sondazh

Poll