Tirana
thunderstorm
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Ndjekje si në filma/ Operacinalja prangos dy trafikantët në autostradë: Shtuan gazin kur panë Policinë, rrezikuan efektivët e patrullës (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Dy perosna kanë rënë në prangat e Forcës Operacionale në Durrës sepse janë kapur duke transportuar drogë. Ata lëviznin në autostradën Tiranë-Durrës me një makinë tip Mercedes Benz dhe sapo kanë parë Policinë, kanë shtuar gazin duke rrezikuar efektivët e patrullës që kishin bërë postbllok.

Shërbimet bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet tip “Benz” transportonte lëndë narkotike, kanë intensifikuar kontrollet duke kontrolluar imtësisht çdo automjet të dyshuar. Shoferi 30 vjeçar nga Tirana pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë duke rrezikuar jetën e efektivëve që ishin në pikën e kontrollit.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe shërbimet e tjera të DVP u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që ndodheshin në të. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, u gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të vendosur në arka bananesh.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Mariglen Nozolli, 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë (drejtues i mjetit) dhe Gazmend Rica, 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Më shumë