Tirana
few clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
2.1kmh
20 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Ndjekje si në filma, i mituri shqiptar dhe ai grek tentojnë të arratisen me 67 kg kanabis në mjet, futen kundravajtje

Lajme të ngjashëm

Dy të mitur, një shqiptar dhe një grek janë kapur nga  Policia në Janinë, pasi u futën kundravajtje për t’i shpëtuar arrestimit, pasi në mjetin e tyre kishin fshehur 67 kg kananis.

Sipas medieve greke, patrullat e Policisë pikasën një automjet në të cilin ndodheshin dy autorët e dyshuar dhe iu bëri shenjë që të ndalojnë.

Por, drejtuesi i mjetit,  shqiptari jo vetëm që nuk ndaloi por u fut kundravajtje, në kah të kundërt në autostradën që lidh Igumenicën me Janinën për të shmangur efektivët. Pas përpjekjeve nga ana e Policisë, ata u ndaluan në afërsi të Janinës, ku nuk kishin asnjë mundësi arratisjeje.

Dy të miturit  do të akuzohen përveç transportit të lëndës narkotike,edhe për vënien në rrezik të udhëtarëve, si dhe për drejtim të rrezikshëm të automjetit.

Më shumë