Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
0.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
22 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Ndjekje si në filma gjatë operacionit në Fier, policia i vihet pas “Fordit” me 83 kg drogë, “Benzi” u pret rrugën efektivëve dhe u rrezikon jetën, dy të arrestuar (Emrat)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me operacionin anti-kanabis në Fier.

Bëhet me dije se policia ka gjetur e sekuestruar 83 kg kanabis si dhe ka vënë në pranga dy persona që merreshin me trafikim të lëndëve narkotike.

Policia është njoftuar se një makinë tip “Ford” që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike.

Gjatë ndjekjes së automjetit tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi Fation Gremi, 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Amarildo Xhafa, 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip “Ford” dhe “Benz” dhe 3 aparate celulare.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip “Benz”, shtetasi Selami Lushkaj., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zhavar” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Sektorin Operacional në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier.

Sekuestrohen 83 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, në pranga 2 prej autorëve.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip “Ford” që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë ndjekjes së automjetit tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi F. G., 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. Xh., 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip “Ford” dhe “Benz” dhe 3 aparate celulare.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip “Benz”, shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img