Hapësire reklamuese

Social Bomb

“Ndjehem 20 vite më i ri”, Sali Berisha tregon sekretin: E bëj gjumin top...

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha në emisionin Zonë e Lirë

Ish-kryeministri Sali Berisha festoi pak ditë më parë 75-vjetorin e lindjes ndërsa sot ka treguar edhe sekretin për një shëndet të mirë.

Berisha tha se sekreti i tij është kalitja dhe gjumi. Në emisionin “Zonë e Lirë”, ish-kryeministri tha se nuk e merr kurrë ashensorin, ndërsa gjumin e bën “top” për 6 deri në 7 orë në ditë.

“Ndjehem me parametrat fizik dhe mendor të 20 viteve më parë. Kalitja është sekreti, sot unë ngjis katin e katërt. Nuk marr ashensor asnjëherë. Aleati më i madh në jetën time ka qenë dhe mbetet gjumi. Ka veti shëruese dhe të mbulon gjithë ato lodhje, e bëj gjumin top. Gjashtë orë..deri në shtatë orë. Por edhe po të bëj tre orë nuk jam ai që zgjohet në mëgjes,” tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll