Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Ndizen protestat në Spanjë, katalanasit sfidojnë hapur qeverinë e Madridit

spot_img

Lajme të ngjashëm

9068cae0af0f2ab64509b71ad54d8d6d

Në Katalonjë po ashpërsohen protestat ndaj qeverisë spanjolle pas dënimit të 9 liderëve politikë nga 9-13 vite burg.

Në Barcelonë, grupet e protestuesve pro-pavarësisë së Katalonjës kanë djegur kazanët me mbeturina, dhe kanë hedhur gurë e kosha me mbeturina ndaj efektivëve të rendit.

Nga protestat e ditëve të fundit, janë arrestuar 30 protestues.

Zyra e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez deklaroi se do të veprojë në mënyrë konkrete kundrejt çdo situate të mundshme në Barcelonë.

‘’Sanchez ka dërguar një mesazh të qartëL ai nuk e përjashton asnjë skenar. Çdo gjë është planifikuar dhe ai do të veprojë çdo mënyrë të mundshme’’, thuhet në deklaratën për shtyp të qeverisë spanjolle.

Socialisti Sanchez duhet të kalojë një test serioz në 10 nëntor, garantimin e mandatit qeverisës, por partitë e djathta, sidomos ato ekstreme po e trysnojnë Sanchezin të ashpërsojë veprimet kundër katalanasve.

Më shumë

spot_img