Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

 “Ndiqni paratë”, Tabaku për aferën e inceneratorëve: Asnjë i përfshirë nuk duhet ta bëjë gjumin e qetë

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë prezantimit të raportit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve i është drejtuar SPAK duke i këshilluar që të “ndjekin paratë”.

Ajo bën me dije se në 12 paditë e dërguara në SPAK ka ripërsëritur që hetuesit të ndjekin paranë dhe lidhjet e parave pasi ato do i dërgojnë tek personat që bashkëpunuan për aferën e inceneratorëve.

Tabaku thekson se asnjë person me pushtet i përfshirë në këtë aferë nuk duhet mbrojtur dhe se askush i cili ka gisht nuk duhet të bëjë gjumin e qetë.

“Ndiqni paranë ishte këshilla ime për SPAK në fund të prezantimit të raportit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve prej mbi 100 faqe.

Ndiqni paranë dhe lidhjet e parave ishte ajo çfarë përsërita në 12 paditë që kam dërguar në SPAK për aferën 430 mln euro.

Paraja do t’iu dërgojë tek të gjithë ata që bashkëpunuan për aferën e 430 mln eurove. 3 inceneratorë janë 1 aferë e madhe që duhet hetuar si një grup i strukturuar kriminal!

Asnjë person me pushtet nuk mund dhe nuk duhet mbrojtur. Asnjë njeri i përfshirë në këto afera korruptive nuk ka përse e bën gjumin e qetë ndërsa abuzon me paratë dhe djersën e shqiptarëve.

Ata kanë pritur për një kohë të gjatë dhe kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë selektive, të atyre që nuk e bëjnë gjumin e qetë sepse kanë frikën e SPAK pasi kanë abuzuar me pushtetin e tyre.

Koha që të japim mesazh për këdo pushtet politik që ka përdorur gjysmë të vërtetat për të sulmuar kë përpiqej të zbulonte dhe dëshmonte për të vërtetën.

Koha që t’i shkojmë deri në fund betejës për të ndëshkuar korrupsionin e inceneratorëve. Në krahun e një drejtësie që lufton për interesin e qytetarëve!

Në foto: një vit më parë tek vendi ngjarjes ku shqiptarët mësuan me zë dhe figurë që incenerstori Tiranës nuk ekziston”, shkruan Tabaku.

 

Më shumë