Babë e bir janë vënë në kërkim për vjedhjen e një banese në fshatin Larushk në Fushë-Krujë, por gjatë aksionit për kapjen e tyre ka rezultuar se ata janë edhe trafikantë droge.
Në pranga përfundoi Gëzim Plepi 51 vjeç dhe është shpallur në kërkim edhe i biri E. P 26 vjeç, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Aramerras në Fushë Krujë u gjet e fshehur 22 kg kanabis sativa. Policia vijon hetimet dhe ka nisur kërkimet për të rënë në gjurmët e të riut.