Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Ndikon negativisht për qytetarët ngjarja e Elbasanit? Celibashi: Po. Secila palë është e frikësuar, por shpresoj që këto dy ditë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i Përgjithshëm i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot lidhur me procesin e votimit që starton ditën e nesërme në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00.

I ftuar te “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Celibashi komentoi dhe ngjarjen e Elbasanit, duke thënë se ndodhi të tilla nuk janë pozitive dhe ndikojnë për keq tek qytetarët.

Përsa i përket vetë partive poltike, ai tha se secila palë është e frikësuar për atë që bën pala tjetër, madje ditët e fundit ka pasur shumë denoncime.

Pyetje: Ngjarje si e Elbasanit, a ndikon negativisht tek qytetarët, tek frika e tyre për të dalë në votime?

Celibashi: Nuk janë ngjarje të mira, nuk janë, dhe e kanë efektin jo pozitiv për zgjedhet, kanë efekt negativ, por shpresojmë që në këto dy ditë mënyra sesi drejtuesit politikë i janë adresuar qytetarëve dhe mbështetësve të tyre të ketë ndikuar pozitivisht. Nga secila palë vijnë shqetësime për palën tjetër. Njëra palë thotë që pala tjetë e sigurtë që po bën këtë gjë, pala tjetër thotë e sigurtë që ne s’po e bëjmë këtë. Nuk është absolute. Sa më sipër nuk janë gjëra të mira të ndodhin ato si rasti i Elbasanit. Sa më shumë afron ora e hapjes së procesit të votimit aq më shumë shtohen frikërat te secila parti. Asnjë palë nuk ndihet e sigurtë në atë që bën pala tjetër. Është e komplikuar. Ankesa kemi patur deri në momentet e fundit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img