Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ndikimi rus në fushatën presidenciale, Raporti i Muellerit përmban prova që godasin Trump

Shkruar nga Newsbomb
Prokurori i Posaçem Robert Mueller dhe presidenti amerikan Donald Trump

Hetuesit e përfshirë në procesin dy vjeçar hetimor të fushatës presidenciale të Donald Trump, kanë deklaruar se raporti i Muellerit përmban probva që godasin rëndë presidentin amerikan.

Hetuesti tregojnë segjetjet e raportit të paraqitur nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller janë shumë më dëmtuese për presidentin sesa ajo që është bërë e ditur deri tani nga kreu i Departamentit të Drejtësisë, William Barr.

Dy gazetat e mëdha  amerikane ‘New York Times’ dhe ‘The Washington Post’ i kanë bërë publike këto deklarata.

Kreu i Departamentit të Drejtësisë, William Barr, publikoi një përmbledhje prej katër faqesh mbi raportin e zotit Mueller, ku shkruante se Prokurori i Posaçëm nuk kishte gjetur asnjë provë për bashkëpunim të fshehtë mes zyrtarëve të fushatës Trump dhe Rusisë për të ndikuar procesin zgjedhor në favor të tij.

Pavarësisht vendosmërisë së William Barr se raporti i prokurorit të posaçëm Robert Mueller nuk e nxjerr plotësisht të pafajshëm presidentin, vetë ky i fundit ka ngulur këmbë se hetimi e ka pastruar atë plotësisht nga ndonjë veprim i paligjshëm.

‘Nuk ka patur asnjë bashkëpunim të fshehtë me Rusinë dhe asnjë përpjekje për të penguar drejtësisë apo çfarëdo qoftë. Raporti ishte një shfajësim i plotë’, ka thënë kreu i Departamentit të Drejtësisë William Barri.

Por sipas dy gazetave prestigjioze amerikane si ‘New York Times’ dhe ‘The Washington Post’, ndihmësit e zotit Mueller u kanë thënë disa zyrtarëve të lartë, se zoti Barr nuk arriti t’i paraqiste në mënyrën e duhur gjetjet e hetimit të tyre, dhe se provat që ishin mbledhur lidhur me pengimin e drejtësisë ishin alarmante e domethënëse.

Ndërkohë komisioni juridik i Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët, votoi sipas linjave partiake për të autorizuar kryetarin Jerry Nadler të kërkojë zyrtarisht kopjen e plotë të raportit përfundimtar të zotit Mueller si dhe provat ku është mbështetur prokurori i posaçëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll