Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Ndikimi rus, Kodheli pret homologun malazez: Çdokush që trazon sigurinë e rajonit, do marrë përgjigjen që meriton

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Malit të Predrag Boshkoviç.

Në një kohë ku në Ballkan po flitet se po rritet ndikimi rus, në takimin mes tyre, dy ministrat u ndalën pikërisht tek situata e sigurisë në Ballkan dhe tek mbështetja që Shqipëria i ka dhënë dhe vijon t’i japë integrimit të Malit të Zi në NATO. Ministri Boskoviç përmendi rastin e atentatit të dështuar ndaj ish-kryeministrit Gjukanoviç, pas të cilit dyshohet se fshihen faktorë rusë.

“Kur bëhet fjalë për ndikimin rus është i pakundërshtueshëm fakti që forca të sigurisë ruse janë përpjekur që të ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme në zgjedhje dhe me këtë çështje merren sistemet institucionale malazeze. Por ne jemi të gatshëm dhe do të përpiqemi dhe do të punojmë për ta zgjidhur këtë çështje.

Ajo që na shqetëson ne është me të vërtetë rajoni, që gjithmonë ka qenë një problem dhe ka patur probleme destabiliteti gjatë gjithë historisë që njohim. Dhe në këtë rajon nuk jetojnë rusët, jetojmë ne dhe ne jemi më shumë të interesuar për të mos krijuar konflikte në rajon.” tha Boskoviç.

Nga ana tjetër  ka qenë më i ashpër  qëndrimi i ministres Kodheli.

“Çdokush që kërkon të ndërhyjë dhe të trazojë situatatat e sigurise të ekulibiruarta tashmë në Ballkan, dhe kur them tashmë kini parasysh Ballkanin e 20 viteve më parë që ishte shumë i trazuar, unë besoj që do të marrë përgjigjen që meriton”, tha Kodheli.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img