Hapësire reklamuese

Bota

Ndikimi rus / Departamenti i Drejtësisë publikon raportin e plotë të prokurorit Mueller, Trump : Loja mbaroi!

Shkruar nga Newsbomb
Prokurori i Posaçëm Robert Mueller dhe presidenti amerikan Donald Trump

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar sot raportin e plotë, prej rreth 400 faqe, por të redaktuar të prokurorit special Robert Mueller për zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe lidhjen e presidentit Trump me rusët.

Në raport sipas Mueller, rezulton se presidenti amerikan nuk ka lidhje me rusët dhe se në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 nuk ka pasur ndërhyrje.

Presidenti Donald Trump në rrjetin e tij social tëitter, publikoi një foto ku shkruante: ‘Jo marrëveshje e fshehtë’, ‘Jo pengim’,  ‘Për kundërshtarët dhe radikalët e majtë demokrat loja mbaroi’ Game Over ka postuar presidenti.

Mueller në raportin e tij ndër të tjera ka hulumtuar edhe kasetat komprometuese të Trump në Moskë, por ka dalur në përfundim që presidenti Trump nuk ka patur lidhje me rusët dhe nuk ka patur ndikim të tyre në zgjedhjet presidenciale.

35 faqet e diskutueshme të raportit, të përpiluara nga prokurori Steele, përflitnin një konspiracion dhe një marrëveshje të fshehtë që lidhej me fushatën zgjedhore presidenciale të Trump dhe qeverisë ruse.

 

Sondazh

Poll