Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndihmuan në shuarjen e zjarreve, përfundojnë misionin helikoperët çekë e holandezë, Soreca: Shpëtuan jetë dhe mbrojtën mjedisin

Shkruar nga Newsbomb
Ndihmuan në shuarjen e zjarreve, përfundojnë misionin

Sot u përmbyll misioni i skuadrës holandeze në “luftën” kundër zjarreve. Lajmi u bëhet me dije nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili falenderon BE, Holandën dhe Çekinë për mbështetjen e jashtëzakonshme në situatën e vështirë që kaloi vendi ynë.

“Sot u përmbyll operacioni i skuadrës holandeze në “luftën” kundër zjarreve, një situatë e vështirë që përjetoi vendi jonë gjatë muajit të fundit.Bashkimit Evropian na mundësoi nëpërmjet mekanizmave të tij një mbështetje të jashtëzakonshme!

U përballëm me një situatë kritike zjarresh për shkak të temperaturave shumë të larta. Sot mund të themi se këtë sfidë e përmbyllëm me sukses, pavarësisht se gatishmëria e forcave të mbrojtjes civile vazhdon të jetë e lartë. Faleminderit Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Çeke për ndihmën në helikopterë dhe trupa!”, shkruan Peleshi.

Në aktivitetin e organizuar në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili gjithashtu falenderoi ekipet holandeze dhe çeke për ndihmën, për kontributin mjaft pozitiv që kanë dhënë për mbrojtjen e mjedisit në territorin e vendin tonë.

Shumë faleminderit Holandës dhe Cekisë për helikopterët. BE kontribuoi në shpëtimin e jetës, jetesën dhe mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gushti ka qenë një muaj i solidaritetit, për BE Holandë Ceki dhe Shqipëri! Edhe Shqipëria priti refugjatët afganë në nevojë. Për BE dhe Shqipërinë, solidariteti nuk është një fjalë boshe”, shkruan Soreca në Twitter.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll