Një shofer autobusi që ndihmonte klandestinët sirianë për t’u futur në Shqipëri është vënë në pranga. Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e autobusit, 48-vjeçarin Agron Karanxha, i cili ka transportuar klandestinët sirianë kundrejt shumave prej 500 eurosh për secilin.
Mësohet se transporti i paligjshëm tyre është bërë duke i fshehur në autobusin që përshkonte itinerarin Athinë-Tiranë.
Po kështu policia ka arrestuar edhe dy klandestinët nga Siria, të cilët kanë deklaruar në polici që kishin si destinacion Malin e Zi, vend prej të cilit do të nisëshin drejt Perëndimit.
Policia e Durrësit është duke hetuar tashmë nëse ekziston një linjë e mundshme trafiku të klandestinëve nga Athina në Shqipëri.