Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndihmonte “baronin” e drogës, Dritan Metaj rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb

Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit për lënien e tij në burg nga Apeli i GJKKO nën akuzën se ka ndihmuar ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë së dhënë nga Gjykata e Apelit.

Dritan Metaj

Dritan Metaj ra në prangat e policisë në kuadër të operacionit  “Flakë në det”, që nisi më 15 gusht të këtij viti ku u shpall në kërkim dhe Gëzim Çela i cili u arrestua më 18 Dhjetor. Metaj duke qenë shef i komisariatit në Kurbin, kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit të Çelës, të cilët kështu qarkullonin të lirë, për të trafikuar lëndë narkotike.

Ish-oficeri Gëzim Çela, ‘baroni i drogës’

Metaj akuzohet se ka ndihmuar gëzim Çelën në aktivitetin e tij kriminal në trafikimin e kokainës në europë dhe tregun ndërkomëtar.

Lexo edhe: Policia reagim zyrtar: Ja si u kap “baroni i drogës” Gëzim Çela në Kosovë

Ish-oficeri Gëzim Çela, ‘baroni i drogës’ me ‘karrierë’ të gjatë në botën e krimit u arrestua në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012 autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Kush është Gëzim Çela?

Deri në vitin 1997 ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë, por më pas jeta e tij mori një rrjedhë komlet tjetër, duke u kthyer në një nga trafikantët më të mëdhenj që kalonte drogë nga vendet e Lindjes së Mesme në Europë.

Ai ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe njihet si një nga “bosët” e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafikun e lëndëve narkotike.

Në atë vilë, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë dhe 150 kilogram kanabis sativa, ndërsa në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërruan një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Por Çela u lirua nga Gjykata me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë, por më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por kur policia rrethoi shtëpinë e tij në Mamurras, ai ia kishte mbathur.

Për Çelën ekziston edhe një dënim nga Gjykata Italiane me 11 vite burgim dhe 150 mijë euro gjobë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese