Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndihmoni fëmijët me aftësi të kufizuara, blini një biletë për Mbrëmjen Gala të Down Syndrome Albania

Shkruar nga Newsbomb

Fondacioni Down Syndrome Albania në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down dhe 2 Prillit, Ditë Botërore të Autizmit organizon Mbrëmjen Gala në mbështetje të përmirësimit të jetës së fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Fondacioni fton të gjithë të bëhen pjesë e kësaj “Mbrëmje Gala në mbështetje te Fondacionit Down Syndrome Albania” duke blerë biletën në mbështetje të zhvillimit të plotë të individëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri dhe përmirësimit të jetës së tyre.

Biletat përfshijë darkën me 4 pjata, verë dhe pije analkolike pa limit deri në orën 00:00, si dhe një program artistik me artistët: Flaka Goranci (mezzo soprano), Armando Likaj (baritone), Maestro Jozef Pjetri (piano), Blerina Shalari (piano), Venera Lumani dhe Lind Islami, Ermal Rodi (saksofonist Jazz) dhe DJ Piko.

Kategoritë e biletave:

Gold – Tavolinat Kryesore -250.00

Silver – Tavolinat e rreshtit të dytë -200.00

Bronze – Tavolinat e rreshtit të tretë – 170.00

Fondacioni Down Syndrome Albania është i dedikuar ndaj përmirësimit të jetës së fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe mbështetjes së prindërve të tyre. Në vit, ne mbulojmë me shërbime terapeutike ne qendrën tonë të shërbimeve PRO PAK rreth 70 fëmijë me aftësi të kufizuara.

Blini biletën tuaj për në “Mbrëmje Gala në mbështetje te Fondacionit Down Syndrome Albania” e cila do të mbahet më 6 Prill, ora 18:00 – 00:00, Maritim Hotel Plaza Tirana, Salla “Queen Geraldine”.

“Mbrëmje Gala në mbështetje te Fondacionit Doën Syndrome Albania” / 6 Prill, ora 18:00 – 00:00 “Mbrëmje Gala në mbështetje te Fondacionit Doën Syndrome Albania” / 6 Prill, ora 18:00 – 00:00

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese