Është zbardhur dëshmia e të dashurës së Astrit Thaçit, e cila është arrestuar tre ditë më parë.
Adela Berisha ka hedhur poshtë akuzat se ndihmonte Thaçin për t’iu fshehur policisë.
Sakaq, 20 vjeçarja tregon se janë njohur në ‘Facebook’ dhe mendonte se i dashuri kishte hequr dorë nga vjedhjet.
‘Jemi njohur në Facebook, më ka treguar për të kaluarën e tij. I kisha kërkuar të hiqte dorë, por kthehesha me të se e doja. Nuk mendoja se astriti po vijonte me vesin e vjetër’, tha ndër të tjera Berisha.
Kujtojmë që Thaçi është dënuar për 8 raste vjedhjesh, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.
LEXO: https://www.newsbomb.al/i-denuar-me-7-vite-burg-ne-itali-arrestohet-skifteri-27-vjecar-ne-durres-8-grabitjet-nga-banka-tek-argjendaria-ne-elbasan-video-195362