Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndihmoi në lirimin e anëtarit të bandës së "Gaxhait", arrestohet me urdhër të SPAK ish-Shefi i Burgut të Peqinit (EMRI-NGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
Ndihmoi në lirimin e anëtarit të bandës së

Ish-shefi i sektorit ligjor në Burgun e Peqinit, është arrestuar nga Policia me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për veprën penale të" Falsifikimit të dokumenteve”. Shtetasi Gani Shehu, i ka dërguar SPAK-ut një dokument të falsifikuar për një të dënuar për vrasje dhe vepra të tjera penale.

Shkresa i ishte dhënë avokatit të të dënuarit Viktor Imeri, për të lehtësuar pozitën e këtij të fundit në gjyq.

Nga ky dokument që iu dërgua autoiteteve, është liruar nga burgu Viktor Imeri, i njohur dhe si anëtar i bandës së "Gaxhait". Ky i fundit është gjithashtu daja i Edison Harizajt, i cili mbeti i vrarë në një atentat mafioz në Durrës.

"Duke marrë shkas nga përmbajtja e kësaj shkrese, Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu hetime të thelluara në drejtim të vërtetësisë së të dhënave të pasqyruara. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, u krijua dyshimi i arsyeshëm se, në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit V.B.(I).

Gjithashtu, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se, personi që ka përgatitur këtë shkresë në të cilën janë pasqyruar të dhëna të rreme,  është ish - Shefi i Sektorit Ligjor të IEVP – së Peqin, G.Sh", thuhet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë nga Prokluroria Speciale SPAK, për arrestimin e ish-shefit të sektorit ligjor në Burgun e Peqinit.

NJOFTIM PËR SHTYP - SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr.252 të vitit 2020, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/dh, 78, 278, 333/a, 334 etj. të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet shtetasi V.B(I). Gjatë shqyrtimit të kërkesës së të arrestuarit V.B.(I), me objekt revokim/zëvendësim të masës së sigurimit nga ana e mbrojtjes së të hetuarit, u paraqit si provë një shkresë me lëndë: “Kthim përgjigje” e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin e datës 14.01.2021.

Duke marrë shkas nga përmbajtja e kësaj shkrese, Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu hetime të thelluara në drejtim të vërtetësisë së të dhënave të pasqyruara. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, u krijua dyshimi i arsyeshëm se, në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit V.B.(I).

Gjithashtu, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se, personi që ka përgatitur këtë shkresë në të cilën janë pasqyruar të dhëna të rreme,  është ish - Shefi i Sektorit Ligjor të IEVP – së Peqin, G.Sh.

Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.95 datë 10.11.2021 ka caktuar ndaj shtetasit G.Sh. masën e sigurimit: “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Kjo masë sigurimi u ekzekutua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 11.11.2021.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll