Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi arrestin me burg për ish-policin Jeton Lami, i cili akuzohet se ka ndihmuar të lëvizte i shumëkërkuarin, Ervis Martinaj ndërkohë që ishte i shpallur në këkrim.
Kujtojmë që Jeton Lami akuzohet se ka ndihmuar në disa raste Ervis Martinajn të qarkullonte i sigurtë në qytetet e vendit. Lami ishte agjent i “Operacionales”, apo i njësisë FAST që u ngrit jo më shumë se dy vite më parë, për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.
Ai gjithashtu dyshohet se është nga personat e fundit që ka patur kontakt me Ervis Martinajn, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit dhe biznesit në Shqipëri.
Për herë të fundit, 28-vjeçari Lami e ka marrë Ervis Martinajn në datën 5 gusht të këtij viti dhe e ka transportuar në Durrës me një automjet luksoz tip “Audi A8”.