Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndihmoi bosin e kripotomonedhave turke, arrestohet shqiptari që e solli në Tiranë; Mediat në Turqi nxjerrin EMRAT

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Altjan Cana, i riu që shfaqet në foton e mësipërme me xhup të kuq në krah të bosit të kriptomonedhave turke Faruk Fatih Özer, raportohet se është arrestuar nga Policia në Tiranë. Të paktën, kështu raportojnë mediat truke.

Ato kanë zbardhur dhe një pjesë të dëshmisë së Canajt në Polici. Sipas tyre, shqiptari është shprehur se bashkë me mikun e tij Edevaldo Haxhiu kanë ndihmuar Faruk Fatih Özer të vinte në Shqipëri dhe të strehohej.

Altjan Canaj ka thënë se “aktori kryesor” në arratisje ka qenë miku i tij Edevaldo Haxhiu. Nga ajo që shkruajnë mediat turke, Canaj ka pranuar se kanë ndihmuar bosin e kriptomonedhës turke, por nuk e dinin që ishte përfshirë në mashtrim.

“Kur Canaj mësoi nga raportet e medias se Özer ishte përfshirë në një mashtrim të madh, ai tha se u takua përsëri me Edevaldo Haxhiun. Ai deklaroi se ishte fshehur për 15 ditë për shkak të frikës së tij. Faruk Fatih Özer është fshehur me menaxherin e një kompanie furnizuese të produkteve ushqimore në Shqipëri”, shkruan media turke Hurriyet.

Megjithatë, nga Policia shqiptare ende nuk ka ndonjë njoftim për arrestimin e Altjan Canajt, si person që ka ndihmuar bosin e kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer, i arratisur me 2 miliardë dollarë me vete.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img