Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndihmoi 3 femra të largohen nga krimi në Tiranë, bie vetë në pranga (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një person ka ndihmuar 3 vajza të largohen pasi kanë krter një krim në Tiranë, por shumë shpejt arrestohet vët nga policia.

Ksandros Kiço, 27 vjeç, banues në Tiranë u arrestua nga policia e Tiranës pasi ka ndihmuar të largohen .I., 19 vjeçe, K. I., 42 vjeçe dhe V. V., 17 vjeçe banuese në Tiranë, sepse rreth orës 11:00, në afërsi të ish-Ekspozitës, shtetësia K. I. duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz, ka aksidentuar këmbësorin O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore.

Referuar materialeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i riu Ksandros Kiço e ka ndihmuar drejtuesen e automjetit të largohet nga vendngjarja, ndërsa shtetaset e tjera, nuk kanë kallëzuar ngjarjen. Punohet për kapjen e shtetases K. I. dhe pasagjereve të në automjet.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.