Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vjen në Tiranë, poston foto me Yuri Kim: Mezi pres bisedën me qeverinë shqiptare

Lajme të ngjashëm

Ndihmës Sekretarja e Shtetit në SHBA për Refugjatët dhe Migracionin, Julieta Valls Noyes ndodhet në Tiranë.

Ajo në rrjetet sociale ka postuar një foto nga Tirana, ku shihet krah ambasadores Yuri Kim, teksa shkruan se mezi pret diskutimet me qeverinë shqiptare për emigrantët afganë.

“I lumtur që jam sot në Tiranë me ambasadoren Yuri Kim. Mezi pres diskutimet me qeverinë Shqiptare për mbështetjen e tyre shembullore për afganët e pambrojtur” shkruan ajo.

Kujtojmë që Shqipëria ishte ndër vendet e para që pranoi që të strehonte afganët, në kohën kur Afganistani u mor nën kontroll nga talebanët dhe mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre.

Më shumë