Hapësire reklamuese

Politikë

‘Ndihmat e para të vonuara dhe të pamjaftueshme’, Spaho propozim qeverisë: Duhet një paketë e 3 ekonomike

Shkruar nga Newsbomb
Edmond Spaho

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë gati një opaketë të re ekonomike për të ndihmuar të prekurit nga Covid 19.

Kjo kërkesë vjen pasi ai i ka konsideruar 2 paketat e para të qeverisë të vonuara dhe të pamjftueshme.

“Ne kemi shprehur nevojën për të ndihmuar sektorin e shëndetësisë, qytetarët, biznesin e vogël dhe të madh. Paketat e qeverisë janë të vonuara dhe të pamjaftueshme. Nëse do i referohemi paketës së parë ajo është drejt përfundimit. Kanë marrë rreth 59 mijë nga 61 mijë që supozohet të ndihmojë kurse paketa e dytë është në fillimet e saj ndërkohë që duhet të ishte në fund.

Janë rreth 10 mijë biznese turizmi që nuk është bërë asgjë, asnjë veprim. Dua të kujtoj që janë 14 mijë indivdë që kanë aplikuar apo pretendojnë që duhet të jenë në ndihmën ekonomike dhe nuk është bërë asgjë. Rreth 50% e atyre që duhet të marrin kanë arritur të marrin ndihmën ekonomike ndërkohë që kanë kaluar 2 muaj.

Në 2 muaj janë mbështetur me dhjamin e tyre. Duhet një paketë e tretë, është e domosdoshme. Por mesazhet nga qeveria janë kontradiktore. Ka pasur zëra që do ketë tani po dëgjojmë që nuk do ketë. Kjo vjen në kundërshtim me situatën që do vijë. Biznesi i mesëm dhe i madh pa kredinë sovrane s’kanë marrë asgjë”, tha Spaho për news 24.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll