Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Ndihma e SHBA, e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurtë”, ambasadorja Kim: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore në Qafë Thanë.

Prej andej, Kim tha se ndihma që Shtetet e Bashkuara po japin, po e bën Ballkanin Perëndimor një vend më të sigurtë. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA e mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veritu në BE.

“Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë.

Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurtë, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të cojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim.

Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë,” u shpreh ambasadorja Kim.

Më shumë

spot_img
spot_img