Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Ndihet inferior ndaj UÇK”, Dritan Goxhaj: Arrestimi i Thaçit dhe Veselit i dha pikë Kurtit

Shkruar nga Newsbomb
“Ndihet inferior ndaj UÇK”, Dritan Goxhaj: Arrestimi i

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, ka folur për herë të parë pas daljes së tij nga qelia. Në një intervistë për “Abc News”, Goxhaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë përfituar politikisht nga arrestimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sipas tij arrestimi i Thaçit dhe Veselit vetëm një javë para zgjedhjeve në Kosovë i dha pikë politike Kurtit.

“Këta zotërinjtë u arrestuan dhe u çuan me urgjencë drejt Hagës, dhe kjo u bë një javë para zgjedhjeve në Kosovë për ti dhënë fitoren Kurti dhe partisë së tij. Po të kishin qenë jashtë Thaçi dhe Veseli nuk do mund ta bënte këtë. Arrestimi i tyre i tulati mbështetësit e tyre dhe një pjesë e tyre  iu dha dorë atyre. Arrestimi i tyre e solli në pushtet”, tha Goxhaj.

Ai theksoi se përfituesi më i madh nga Gjykata e Speciale është Albin Kurti dhe se veprimet e këtij të fundit së fundmi po tregojnë së ndihet inferior përballë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare.

 “UÇK nuk ka gjëra për të fshehur. Absolutisht. Këta zotërinjtë u arrestuan dhe u çuan me urgjencë drejt Hagës, dhe kjo u bë një javë para zgjedhjeve në Kosovë për ti dhënë fitoren Kurti dhe partisë së tij. Po të kishin qenë jashtë Thaçi dhe Veseli nuk do mund ta bënte këtë. Arrestimi i tyre i tulati mbështetësit e tyre dhe një pjesë e tyre  iu dha dorë atyre. Arrestimi i tyre e solli në pushet.  Mbajtja e tyre sot atje padrejtësisht, nga një gjykatë, të cilën Albin Kurti e ka kundërshtuar atë, pse nuk e merr iniciativën që të rishikojë kompetencat e kësaj gjykate. VV sot ka barrën morale dhe politike, sepse e ka kundërshtuar ata në Parlament, sot që ka pushtetin dhe ka votat ta bëjë këtë kërkesë për rishikim e kompetencës së kësaj gjykatës.

Përfituesit e kësaj gjykata është VV dhe Albin Kurti dhe këtë e them për arsye se Kurti mori një fushat të paparë në momentin që erdhi në pushte ndaj UÇK dhe fushata e tij nisi me largimi nga detyra I të gjithë atyre që ishin ambasadorë dhe që kishin qenë pjesëtarë të UÇK i shkarkoi nga detyra brenda muajit. Fakti që ti i heq të gjithë  me një urdhër Brenda ditës, njerëzit e UÇK, atëherë kjo është një luftë e hapur ndaj UÇK, Albin Kurti ndihet inferior ndaj UÇK”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese