Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Ndihesha i frikësuar se ishim në gjak”, dënohen dy shqiptarët që punonin në “shtëpi” bari në Angli (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Ervis Truni, 20 vjeç dhe Migen Dragjoshi, 31 vjeç, u arrestuan pasi oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë e tyre në Dock View Road më 27 maj, në Barry dhe gjetën 200 bimë kanabisi.

20-vjeçari Truni tha para gjykatës së kishte ardhur në mënyrë të paligjshme në Angli, pasi në Shqipëri familja e tij ishte në gjak me një tjetër familje në fshat dhe ndihej i frikësuar për jetën.

Ndërsa, 31-vjeçari Dragjoshi u kishte thënë policisë pas arrestimit të tij se: Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar pasi takova një grup në Francë. Ata thanë se do të më jepnin punë në Britani dhe jeta ime do të përmirësohej. Kam arritur në një kamion me koston e 15,000 paundësh. Në fillim, unë punoja në një lavazh makinash dhe në një vend ndërtimi përpara se të detyrohesha të vija në Barry. Ata thanë se do të më vrisnin mua dhe familjen time në Shqipëri nëse nuk do të bëja atë që thanë. Unë u rraha kur u thashë se nuk mund ta bëja atë punë.

Gjykatësi vendosi për secilin 24 javë burg dhe një gjobë prej 128 £ pas lirimit nga burgu.

Më shumë

spot_img
spot_img