Hapësire reklamuese

Politikë

“Ndihem moralisht më i fuqishëm”, Berisha thirrje institucioneve shqiptare: Më hetoni! Javën tjetër do dorëzoj ligjin për heqjen e parashkrimit për çdo kryeministër dhe ministër

Shkruar nga Newsbomb
“Ndihem moralisht më i fuqishëm”, Berisha thirrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka bërë me dije se javën e ardhshme do të dorëzojë në parlament ligjin për heqjen e parashkrimit për çdo kryeministër dhe ministër.

Ish-kryeministri u bëri thirrje të gjithë deputetëve të cilët kërkojnë të luftojnë korrupsionin ta votojnë këtë ligj.

Berisha nënvizoi se kush shkel ligjin do të dënohet dhe se nuk do të përjashtohen as ministrat.

Gjithashtu, sa i përket kërkesës së Gabriel Escobar ku i bëri thirrje thirrje institucioneve shqiptare që ta shqyrtojnë ‘Non Gratën’ e Sali Berishës, pasi ka prova dhe fakte për korrupsionin e kryer nga ai, Berisha tha që ti shkojnë deri në fund këtyre hetimeve.

“Sot po të flas nëqoftëse ndonjëherë në jetë kam patur epërsi morale, kam vetëm sot. Po më detyron të lë mënjanë modestinë. U akuzova nga diplomati numër 1 me firmë për 1.2.3. Dola të nesërmen dhe i thashë që gjithçka është lobim korruptiv i Sorosit. I bindur të jesh ti që unë sot dhe atëherë kam admiruar SHBA, kam patur marrëdhëniet më intesiv.

Edhe tani i adhuroj, sigurisht. Kur unë kam dalë, kam bërë atë deklaratë e kam bërë vetëm e vetëm i motivuar nga një fakt se unë kurrë gënjeshtrën për të vërtetë nuk mund ta pranoja, por kur kam bërë atë deklaratë ka qenë një grup i vogël që skanë besuar akuzat e Blinken ndaj Berishës. Sot pas 20 muajsh ka zero fakte, zero fakte, jo vetëm te unë por edhe në Kongresin e SHBA ku DASH me ligj është idetyruar të dorëzojë dhe e di pse sepse ato janë të gjithë shpifje të mediave të Sorosit dhe raportve të Edi Ramës dhe kanë turp ti nxjerrin sepse e dinë që janë shpifje sepse kanë bërë çdo verfikim dhe ty të kujtohet në këtë studio Escobar i ka deklaruar Sokol Ballës që ne do të sjellim dokumenta dhe çfarë thashë unë?

Të sjellin çdo gjë se ne kemi dokumenta kurse dje shkëlqesia e tij u bëri thirrje istitucioneve shqiptare të hetojnë për ccfarë të hetojnë. Unë e mirëpres thirrjen e tij por i bëj thirrje kongresit të SHBA, ndjehem moralisht më i fuqishëm se kurrë. Dje u thoshte institucioneve shqiptare dhe u bëj thirrje institucioneve shqiptare të hetoni unë javën që vjen dorëzoj në parlament heqjen e parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu