Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Ndihem krenare, jam në shtëpinë time”! Dua Lipa flet shqip përpara të gjithë shqiptarëve: Ka ardhur koha që të...

Shkruar nga Newsbomb
“Ndihem krenare, jam në shtëpinë time”! Dua Lipa flet

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ditën e sotme në një konferencë për mediat pak para startimit të "Sunny Hill Festival", ka folur shqip.

Ajo ka treguar se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Prishtinë dhe mezi po pret që të performojë këngët e saj.

Dua e emocionuar u shpreh se gjatë gjithë ditës ka menduar për performancat e saj duke shpresuar që t'i pëlqejë publikut.

“Do të jetë befasi, është diçka shumë special që është krijuar vetëm për këtë performancë, është një ndjesi shumë e mirë që të performoj në Prishtinë, nuk ka ndjenjë më të mirë, energjinë që ma jep, mezi pres me i ndje ato emocione para se të dalë në skenë”, ka thënë Dua.

Gjithashtu Dua u ndal edhe te liberalizimi i vizave duke uruar që të ndodhë sa më shpejt.

“Mendoj që kemi shumë mundësi që mund të zgjerohemi në botë, shpresoj që të kemi liberalizimi të vizave dhe të depërtojmë në Evropë dhe me promovimin e festivalit të sjellim këtë energji pozitive dhe historinë e bukur të vendit tonë dhe të kemi mundësinë ta bëjmë këtë sa më shpejt”, tha Dua.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese