Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“Ndihem i lirë”, refugjatët afganë nga komuniteti LGBT mbërrijnë në Angli: Në Kabul numëroja ditët drejt vdekjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndjehem si “një qenie njerëzore për herë të pare në jetën time”, tha një afgan homoseksual pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me 28 persona të tjerë nga komuniteti LGBT.

Ai tha se u largua nga Afganistani nga frika për jetën e tij që prej kohës që talebanët morën në dorë pushtetin.

“Gjithçka u shemb pas rënies së Kabulit. Isha shumë në depresion, numëroja ditët drejt vdekjes. Edhe unë isha i huaj në shtëpinë time dhe në shtratin tim. Ndjeva se isha i huaj në vendlindjen time, Kabul”, tha ai për BBC.

Të premten, një zëdhënës i talibanëve i tha agjencisë së lajmeve Reuters se grupi nuk do të respektonte të drejtat e homoseksualëve. Herën e fundit që grupi ishte në pushtet, midis 1996 dhe 2001, meshkujt homoseksualë thuhet se u vranë me gurë. 

“Komuniteti LGBTI ishte një komunitet sekret i fshehtë, por ne e njihnim njëri-tjetrin dhe rrjetin tonë, dhe nëse njëri prej nesh arrestohej, ata mund të na kishin gjetur ne të tjerëve. Kabuli nuk është një qytet i madh, dhe me mënyrën se si talibanët po sundojnë vendin, nuk ishte aq e vështirë të gjesh njerëz të profilit të lartë LGBTI. Ne dëgjuam gjithashtu se disa njerëz u arrestuan, tregoi më tej ai.

Arratisja e burrit nga Afganistanit ishte e mundur vetëm me ndihmën e organizatave ndërkombëtare LGBT, ndërsa më shumë anëtarë të këtij komuniteti pritet të largohen në muajt e ardhshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img