Hapësire reklamuese

Bota

“Ndihem e vetmuar dhe kam frikë", letra emocionuese e 90 vjeçares për fqinjën e saj

Shkruar nga Newsbomb

Me kalimin e kohës njerëzit janë bërë më individualist duke i braktisur në një farë mënyre lidhjet familjare. Ky fenomen rëndon më së shumti tek mosha e tretë, e cila ndihet gjithmonë dhe më shumë jashtë qendrës së vëmendjes nga familjarët dhe të afërmit.

Mungesa e vëmendjes dhe mos pasja e shoqërisë e ka ‘ detyruar” 90 vjeçaren Wanda ti shkruaj një letrër prekse fqinjës së saj Marleen Brooks.

Letra emocionuese nis me këto fjalë : ‘’ E dashur zonja X! Do të donit të bëheshit shoqja ime? Jam 90 vjeç dhe jetoj vetëm pasi të gjithë miqtë e mi kanë vdekur. Ndihem kaq e vetmuar dhe kam frikë. Lus që dikush të më përgjigjet.’’

Kjo letër jo vetëm që përloti fqinjen e re, e cila nuk nguroi aspak që t’i shkonte pranë dhe të bëhej mikja e saj, por do të bënte xhiron e botës pasi u publikua në redaksinë Frank Somerville KTVU dhe pati me dhjetëra mijë shpërndarje në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Wanda, gruaja 90 vjeç është nënë e tre fëmijëve, një prej të cilëve ka humbur jetën si pasojë e kancerit vitin e shkuar, kurse dy djemtë e tjerë e kanë braktisur plotësisht duke e detyruar të jetoj mes izolimit dhe vetmisë. Sipas studimeve të fundit të bëra nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), të moshuarit që jetojnë vetëm rrezikojnë me 42% të vdesin më herët se bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë me familje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu